Një gol i pësuar që është më shumë sesa qesharak, mjaftoi që Verderi të grumbullojë 3 pikët e radhës në ditën e sotme.
Për këtë mendoi portieri i Ausgburgut teksa pas një krosimi nga krahu i majtë, kur gjithçka u duk se ishte në kontrollin e tij, sfera e rrumbullakët i ka shpëtuar nga duart Giefer, ndërsa Klasen kishte detyrën më të thjeshtë, shtyrjen e topit drejt rrjetës.
Asnjë minutë nuk kishte në këtë ndeshje për Milot Rashicën, i cili ka qëndruar gjatë gjithë 90 minutave në pankinë. Megjithatë tre pikë të rëndësishme këto të Verderit në transfertë, janë ato që e qetësojnë disi situatën e ndezur të ekipit gjerman pasi dështoi në ndeshjen e fundit ndaj Nurenbergut. /Shqipëria.ch/