You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Portieri i Augsburgut është qesharak, kalon topin poshtë këmbëve dhe i jep tre pikët Verderit të Rashicës

VIDEO/ Portieri i Augsburgut është qesharak, kalon topin poshtë këmbëve dhe i jep tre pikët Verderit të Rashicës

Një gol i pësuar që është më shumë sesa qesharak, mjaftoi që Verderi të grumbullojë 3 pikët e radhës në ditën e sotme.

Për këtë mendoi portieri i Ausgburgut teksa pas një krosimi nga krahu i majtë, kur gjithçka u duk se ishte në kontrollin e tij, sfera e rrumbullakët i ka shpëtuar nga duart Giefer, ndërsa Klasen kishte detyrën më të thjeshtë, shtyrjen e topit drejt rrjetës.

Asnjë minutë nuk kishte në këtë ndeshje për Milot Rashicën, i cili ka qëndruar gjatë gjithë 90 minutave në pankinë. Megjithatë tre pikë të rëndësishme këto të Verderit në transfertë, janë ato që e qetësojnë disi situatën e ndezur të ekipit gjerman pasi dështoi në ndeshjen e fundit ndaj Nurenbergut. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top