You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Po shpërndahet gjerësisht në Turqi, festa e veçantë e Muriqit pas golit

VIDEO/ Po shpërndahet gjerësisht në Turqi, festa e veçantë e Muriqit pas golit

Vedat Muriqi e ka realizuar golin e parë me Fenerbaçen për këtë sezon të ri në kampionatin turk. Futbollisti i Kosovës ka shënuar në mënyrë fantastike nga brenda zonës, duke e tundur rrjetën dhe ia bërë të pamundur portierit me predhën e lëshuar.

Pak minuta duheshin ndaj Gaziantep, ndërsa vendasit po kryesojnë me rezultatin 3-0. Por interesant ishte edhe festimi i Muriqit, që në Turqi po e shpërndajnë gjerësisht po aq sa golin. Lojtari i Kosovës ka nxjerrë gjuhën dhe ka treguar gjithë forcën si të ishte ndonjë “boksier”, për t’u treguar tifozëve se kush ka mbërritur në këtë merkato të verës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top