You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Po bën xhiron e rrjeteve sociale, futbollisti serb që turpëroi Realin e Madridit

VIDEO/ Po bën xhiron e rrjeteve sociale, futbollisti serb që turpëroi Realin e Madridit

Befasia e madhe vjen nga “Santiago Bernabeu”, atje ku Reali i Madridit është duke humbur me rezultatin 0-2 ndaj Ajaksit. Nëse takimi përfundon në këto shifra, atëherë do të ishin holandezët që do të kualifikoheshin në “Champions League”.

Ndërsa për madrilenët, jo vetëm që do të eliminoheshin nga ky turne, por flitet për humbjen e tretë rradhazi në shtëpi. Si asnjëherë më parë, është pikërisht mungesa e Kristiano Ronaldos që ndihet më shumë se kurrë.

Ndërkohë xhiron e rrjeteve sociale, po e bën magjia e futbollistit serb, Dushan Tadiç. Ky i fundit ka marrë zvarrë gjithë kundërshtarët dhe pas një numri të bukur, ka dhënë pasimin vendimtar në golin e dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top