You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Plasin polemikat në Zvicër, Xhaka e kthen në boks dhe ia hedh në mes të VAR-it

VIDEO/ Plasin polemikat në Zvicër, Xhaka e kthen në boks dhe ia hedh në mes të VAR-it

Në ditën e djeshme është luajtur përballja mes Bazelit dhe Servetes, që përfundoi në rezultatin 3-1. Polemikat do të plasnin për Taulant Xhakën dhe mënyrën sesi funksionon VAR-i në Zvicër.
Arbitri do të gabonte me një faull në favor të Servetes, por që me nervat e mesfushorit shqiptar nuk mund të luash dot. Xhaka ka nisur ta kthejë fushën e blertë në një arenë boksi, duke bërë gjithçka ndaj kundërshtarëve, me grusht dhe shuplakë, që kishin pak lidhje me futbollin.
Në fund? Lojtari shqiptar nuk u ndëshkua as me kartonin e verdhë. Në Zvicër janë habitur me këtë rast dhe kërkon shpjegim se përse punon VAR-i, kur nuk ndërhyn në situata të tilla. Taulant Xhaka nuk ka dashur të flas mbi këtë rast, ndërsa gjithë skuadra e Servetes është hedhur në protesta duke theksuar faktin se ishte një karton i kuq i pastër. /Shqiperia.ch/
(Momenti i përplasjes së Taulant Xhakës shihet në minutën 02:00)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top