
Florian Kamberi ka arritur të shënojë vetëm pak çaste më parë me skuadrën e tij të Hibernianit, duke ngushtuar diferencën përkohësisht për ekipin e tij në rezultatin 2-1. Hiberniani luan në transfertë kundër gjigandëve skocez të Celtikut.
Para pak ditësh në mediat skoceze ka dalë lajmi se Florian Kamberi është objektivi i Celtikut në merkaton e janarit. Kujtojmë që Florian Kamberi akoma nuk ka vendosur se me kë Kombëtare do të jetë pjesë, ndonëse ka qënë në grupmoshat e Zvicrës. Megjithatë ajo që duhet theksuar është fakti se dëshira e lojtarit për të zgjedhur Shqipërinë apo Kosovën, duket e largët. Kamberi është futbollisti më në formë të ekipit të Hibernianit, ku në 12 sfida në këtë sezon ka shënuar plot 7 gola per skuadrën skoceze.
Për sulmuesin 23-vjeçar kohët e fundit po shfaqin interes edhe shumë klube të tjera europiane, ku me këtë rendimet që ai po tregon, shumë shpejt do ta shohim në ndonjë skuadër më të madhe. /Rexhino Begolli-Shqiperia.ch/
goal for Hibs 🙁 pic.twitter.com/5quJJrYP0D
— goal for celtic (@goalforceltic) October 20, 2018