Futbolli shërben si rruga dhe ambasadori më i mirë për të bashkuar dy popuj, politika e dhënë prej kohësh dorëheqjen nga ky mision parësor i saj. Shpeshherë është sporti i futbollit që shkon atje ku politika thjeshtë nuk mundet.
Imagjinoni, e si mund të ndodhte ndryshe që në Japoni të valviteshin ngjyrat e Kosovës? Asnjë mënyrë tjetër nuk kishte, por kjo ndodhi për shkakun e Besart Berishës. Për tifozët e ekipit të Sanfrecce Hiroshima, sulmuesi shqiptar është kthyer në një idhull.
Aventura që ai kaloi në Australi dhe gjurma e madhe që la në të, bëri që tifozët ekipit japonez të dashuroheshin menjëherë pas Berishës, ndërsa në stadiumin e “Edion Hiroshimës” shpeshherë krijohet përshtypja se po luan Kosovën. /Shqiperia.ch/