
Përpara ndeshjes të gjithë ishin në një mëndje dhe akuzonin ashpër Gerrardin: “Kur ke ndërmend të aktivizosh Grezdën?”.
Mjaftojnë disa minuta në fushën e lojës, vetëm 22 të tilla, që tifozët të ndryshojnë mendimin dhe qendrimin e tyre, këtë herë duke iu sulur shqiptarit me plot mllëf. Kjo jo më kot, pasi futbollisti shqiptar humbi një gol të sigurtë në sekondën e fundit të takimit, ndërsa Rangersi do e mbyllte pa gola ndeshjen ndaj Spartakut të Moskës.
I aktivizuar në minutën e 68, Grezda do të kishte menjëherë mundësinë për të dërguar topin në rrjetë, por nuk tregoi besim që në fillim për të ndjekur topin dhe për ta sulmuar atë, ndërsa portieri i rusëve arriti ta ndalë atë me shumë vështirësi.
Më pas do të ishte një penallti e reklamuar e Grezdës dhe gjithë pankina e Rangersit që do të kërkonte faullin ndaj arbitrit, por ky i fundit e pa rënien e shqiptarit si teatrale. Momenti, vendi dhe koha e gabuar, mjafton ai rast flagrant i shpërduar i Grezdës në gjuajtjen e fundit të takimit brenda zonës, ndërsa komentet e tifozëve skocezë kanë qenë “masakruese” në fundin e ndeshjes në “Twitter”, duke treguar hapur zhgënjimin nga shqiptari. /Shqiperia.ch/
Grezda should’ve won us the match there. pic.twitter.com/7OAH57ZF6p
— Morelos Loyal? (@going_for55) October 25, 2018