Napoli ka gjetur avantazhin në transfertë, në takimin që po zhvillon në tranfertë ndaj Parmës. Goli i parë i takimit ka ardhur nga Zielinski, pas pasimit magjik të ardhur nga Hysaj.
Mbrojtësi shkodran ka dhënë një asist fantastik, teksa me një prekje të bukur të topit, e ka nxjerrë mesfushorin e Napolit përpara portës kundërshtare. Nuk mund të falte nga një pozicion i tillë Zielenski, që e ka dërguar topin në rrjetë.
Tashmë kritikat mund të qetësohen disi për shkodranin, që nëse vazhdon në këtë nivel të Napoli, mund të fitojë qetësinë e munguar. Edhe në këtë takim lojtari i Shqipërisë ka kaluar si mbrojtës i majtë, duke ia lënë krahun e djathtë Malkuit. /Shqiperia.ch/
Hysaj has assisted a goal for Napoli. Yes you read it right, Hysaj assist, Zielinski scores #ParmaNapoli pic.twitter.com/lNlmNbt96L
— Aron (@MrUnknown2345) February 24, 2019