You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Panuçi jo më kot e adhuron, Ndoj çmend italianët me asistin si Iniesta

VIDEO/ Panuçi jo më kot e adhuron, Ndoj çmend italianët me asistin si Iniesta

Te Kombëtarja ende aftësitë e tij nuk janë treguar në mënyrën më të mirë, për të mos thënë që pak gjëra mbahen mend nga Emanuele Ndoj. Madje edhe në momentin kur mesfushori shqiptar realizoi, ishte koha e përshtatshme.

Ajo humbje ndaj Ukrainës me rezultatin 4-1 bëri që realizimi i Ndojit të zhvlerësohej dhe harrohej menjëherë nga tifozët. Më pas pak gjëra për t’u theksuar te Kombëtarja, por shumë te Breshia. Atje ky lojtar është një titullar i padiskutueshëm, ndërsa jehonë të madhe po merr edhe ndaj Peskarës.

Rezultati është në shifrat 1-4, por goli i tretë i realizuar, do të ishte një mjeshtëri e madhe e Ndojit. Ky i fundit ka dhënë një pasim si Iniesta për shokun e skuadrës, Bisolin, që e kishte lojë fëmijësh për të shtyrë topin në rrjetë. Një nga ato pasime prapa shpine që e nxirrte tërësisht kundërshtarët jashtë loje, duke gjetur edhe sigurinë për Breshian. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top