Një moment shumë i veçantë ka ardhur në ditën e sotme nga stërvitja e ekipit të Sampdorias. Në nderim të viktimave dhe përjetimit të një prej tragjedive më të mëdha të viteve të fundit, pas rrezimit të urës “Morandi”, ekipi italian ka ndaluar menjëherë stërvitjen në orën 11:36.
Video është bërë shumë e përhapur në rrjetet sociale, ndërsa futbollistët e Sampdorias kanë mbajtur 1 minutë heshtje për njerëzit që ndërruan jetë në këtë ngjarje faktkeqe. Pas këtij momenti, futbollistët kanë nisur normalisht stërvitjen e tyre. Sepse pavarësisht të gjithave, jemi qënie humane dhe gjeste të tilla janë vetëm për t’u duartrokitur. /Shqipëria.ch/
#Bogliasco, 14 settembre 2018. Ore 11.36. Solo silenzio per #Genova e #PonteMorandi. ❤ pic.twitter.com/QMaVjiwsu5
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) September 14, 2018