Armando Broja nuk përmbahet në Kupë me skuadrën e Chelseat, ndërsa ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të londinezëve, në fitoren me rezultatin 7-0 ndaj Wolverhamptonit. Pas kësaj fitore, Chelsea U-18 ka kaluar në çerekfinale të Kupës.
Sulmuesi shqiptar nuk bën protagonistin vetëm duke shënuar, por edhe duke ndihmuar shokët e skuadrës. Jo pak, por tre asist dhe një penallti ka fituar përgjatë 90 minutave. Pra ka qenë i përfshirë në 4 gola nga 7 të mundshmit, duke marrë përgëzimin e të gjithëve. Tashmë sulmuesi shqiptar po vazhdon të luajë në nivele të larta, duke pritur ftesën e Lampard. /Sport Ekspres/