
Vedat Muriqi ka arritur të fitojë besim të madh te vetja dhe për mënyrën sesi po trajtohet te Fenerbaçe. Këta të fundit po i besojnë sulmuesit shqiptar edhe penalltitë e fituara. Pikërisht kjo ndodhi në ndeshjen që është duke u zhvilluar mes Fenerbaçes dhe Kasimpasas, që është në shifrat 1-0.
Në minutën e 6 të takimit do të ishte Vedat Muriqi që gjeti avantazhin dhe golin e vetëm të takimit deri tani. Pavarësisht se portieri do t’ia gjente krahun nga pika e bardhë e penalltisë, kjo nuk mjaftoi, pasi goditja ishte e fortë.
Pas këtij realizimi, Muriqi arrin të kuotën e 6 golave të shënuara, ndërsa dy kryesuesit në Turqi me më shumë gola e kanë tundur rrjetën 9 herë deri tani.