You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Nuk mbarojnë golat e lojtarëve shqiptarë, Lindon Selahi nuk përmbahej nga rivalët

VIDEO/ Nuk mbarojnë golat e lojtarëve shqiptarë, Lindon Selahi nuk përmbahej nga rivalët

Lindon Selahi është padyshim një 21-vjeçar aspak normal. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë vjen me golin e dytë në 25 javë të kampionatit holandez. Në ndeshjen e së shtunës mbrëma mes Tëente dhe Heerenveen, miqtë kanë dal  me një fitore 2-3 e cila i afron me kualifikueset e Europa League. Selahi ruan vendin e titullarit me ekipin e Tëente dhe në këtë takim bën atë që askush nuk e priste.

Në minutën e 72’ skuadra e Heerenveen po udhëhiqte me rezultatin 1-3. Nga mesfusha shfaqet Selahi dhe përpara tij sulmuesit po prisnin asistin perfekt por mesfushori ndryshoi plane. Duke e kthyer mbrojtjen e kundërshtarëve në një autostradë mesfushori 21 vjeçar bën gjithçka vet duke realizuar një gol fantastik. Një gol që veç shifrava 2-3 nuk ndryshoi shumë në marrjen e pikëve. Megjithatë nga ana personale Lindon Selahi është një xhevahir që jemi me fat ta shohim edhe  me fanellën e Kombëtares.

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top