
Ognjen Vranjes nuk ka asnjë lidhje të vetme me bukurinë e futbollit. Jo më kot Anderlehti do e hiqte nga skuadra, pasi është vetëm për të bërë skandale. Mbrojtësi që ka përfaqësuar Bosnjen, por është me origjinë serbe dhe me çetnikë serbë në trup, e ka tejkaluar kufirin ndaj Trabzonsporit.
Ndërsa rezultati ishte në shifrat 1-3 dhe po luheshin sekondat e fundit, Vranjes nisi në fillim një grindje me Avdijaj. Ky i fundit do t’i kthehej provokimit të lojtarit që përfaqëson AEK-un. Por vetëm disa sekonda më vonë, Vranjes do të godiste me bërryl edhe një lojtar tjetër të Trabzonsporit, duke e rrëzuar në tokë. Në asnjë rast nuk është ndëshkuar nga arbitri me dënimin e merituar, por në Greqi është kthyer në qendër të kritikave. /Shqiperia.ch/