
Sidrit Guri po kalon një formë mjaft të mirë me Ostenden në Belgjikë, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka gjetur dopietën ndaj Cercle Brugge. Ekipi i sulmuesit shqiptar ka fituar me rezultatin 3-1, ndërsa dy realizimet kanë ardhur në mënyra të ndryshme, i pari me kokë dhe i fundit duke iu shmangur bukur mbrojtësit kundërshtar.
Këtë herë nuk janë rastësi golat e Sidrit Gurit, pasi po arrinte të gjente rrjetën shumë herë edhe në ndeshjet përgatitore. Një sinjal i qartë edhe për trajnerin Reja, që tashmë e mendon seriozisht për ta kthyer në Kombëtare, pasi në këtë aspekt kuqezinjtë po çalojnë shumë. /Shqiperia.ch/