
Paula Janku quhet dhe një nga futbollistet më të mira shqiptare është personi në fjalë. Nuk është hera e parë që realizon çmenduri të kësaj natyre, futbollistja shkodrane është gjithmonë e gatshme për të dhuruar perla nga më të veçantat.
Në takimin ndaj Apolonisë, do të ishte moment që Janku të shënonte me një goditje të bukur nga një distancë e madhe. Portieria kundërshtare kërcen për të kapur topin, por e ka të pamundur. Ekipi i Juban Danjës u mund me rezultatin 5-2, megjithatë ky gol ka rëndësi të madhe për vetë futbollisten, pavarësisht humbjes së marrë, pasi të tilla realizimesh nuk shikohen shpeshherë në futbollin shqiptar. /Shqiperia.ch/