You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Nuk e ndali as dëmtimi! Mos e quani më Lokomotiva e Zagrebit, por thjeshtë “Uzuni”

VIDEO/ Nuk e ndali as dëmtimi! Mos e quani më Lokomotiva e Zagrebit, por thjeshtë “Uzuni”

Lokomotiva e Zagrebit është duke luajtur derbin ndaj Hajdukut të Splitit në ditën e sotme, në takimin e  vlefshëm për kampionatin kroat. E si mund të ndodhte ndryshe, një takim i zhvilluar nga Lokomotiva, gola të shënuar prej tyre dhe Uzuni të mos jetë protagonist.

I mjaftojnë vetëm 24 minuta loje, një pasim gjenial i mesfushorit shqiptar, gjen të boshatisur Drožđek, që e ka një lojë fëmijësh shtyrjen e topit drejt rrjetës. Lokomotiva e Zagrebit ndodhej në avantazhin e përkohshëm 1-0, derisa vetë futbollisti arrin të gjejë sërish rrjetën, në ndeshjen e dytë radhazi.

Futbollisti i Kombëtares ka arritur të përfitojë një top nga kundërshtarët, ndërsa duke i lënë “targën” njerit prej mbrojtësave të Hajdukut dhe ka dërguar topin në fundin e rrjetës. Vetëm pak minuta para shënimit, Uzuni “trembi” të tijët, pasi mori një dëmtim që në pamje të parë u duk u rëndë. Por futbollisti shqiptar jo vetëm që nuk u largua nga fusha, për t’u zëvendësuar dhe tregoi se nuk është nga ata që dorëzohet lehtë.

Gjithsesi, tifozët shqiptarë duhet t’i gëzohen këtij talenti të ri që thjeshtë nuk po ndalet në Kroaci. E rinkonfirmuar, e ardhmja e Shqipërisë është në duar të sigurta. Ne jemi me fat që e kemi, Myrto Uzuni tregon fanellën e tij gjatë festimit, që realizon golin e dytë radhazi me Lokomotivën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top