
Pas Gianna është ndeshur ndaj Panioniosit, në takimin e vlefshëm për Kupën e Greqisë. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-1, ndërsa do të luhet edhe një tjetër përballje për të vendosur ekipin e kualifikuar.
Lojtari që ka gjetur golin te Panionosi është i përhershmi Durmishaj. Sulmuesi shqiptar nuk ka gabuar nga pika e bardhë, duke realizuar golin e ekuilibrave në minutën e 24. Ajo që vlen për t’u theksuar, është fakti që kjo ndeshje është luajtur në kushte ekstreme të motit.
Dëbora kishte mbuluar gjithë stadiumin, aqsa në fillim të ndeshjes të krijohej përshtypja se do të kishim të bënim me një spektakël të patinazhit. Gjithçka është pastruar në kohë rekord, ndërsa me vetëm një shtyrje prej 15 minutash, Lila dhe Durmishaj janë përballur në takimin pa fitues. /Shqiperia.ch/