Për Enis Bardhin, goditjet e dënimit janë kthyer si në penallti të mirëfillta, pasi shënon me një lehtësi dhe rregullsi të pashembullt.
Mesfushori i Levantes, ka treguar edhe sot të djathtën e tij të kalibruar në ndeshjen që po luhet në fushën e Leganes.
Në minutën e 59 të ndeshjes së sotme, mesfushori shqiptar që përfaqëson Maqedoninë ka harkuar në mënyrë të shkëlqyer mbi murin e skuadrës kundërshtare nga goditje dënimi duke çuar shifrat në 2-0 për skuadrën e tij.
Ndërkohë, Armando Sadiku ka ndjekur ndeshjen e sotme si spektator, pasi nuk është përzgjedhur në 18-she nga trajneri i skuadrës së Levantes, edhe pse kjo e fundit tashmë luan për statistikë pasi ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll. /vipsport.al/