
Ardin Dallku ka shënuar ditën e djeshmë në kapionatin ukrainas, duke i dhënë fitoren ekipit të tij Vorskla Poltavës. Futbollisti përfaqësueses të Kosovës, arriti të çonte topin në rrjetë në minutën e 91. Një gjuajtje e menjëhershme pas krosimit nga e djathta, është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë nga ana e mbrojtësit shqiptar.
23-vjeçari është vëllai i ish-legjionarit të kombëtares Shqiptare, Armend Dallku, por ndryshe nga vëllai i tij, Ardiani është pjesë e dardanëve. Ai ka shkëlqyer ndeshjen e tij të fundit me ekipin e Vorskla Poltavës, e cila gjëndet në vendin e 4 me 12 pikë të grumbulluara, në kampionatin ukrainas. /Shqipëria.ch/