You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Një thesar i Superiores, kapiteni i Shqipërisë U-21 vjen me një tjetër supergol

VIDEO/ Një thesar i Superiores, kapiteni i Shqipërisë U-21 vjen me një tjetër supergol

Flamurtari-Teuta ishte ndeshja e vetme që u anullua nga Superiorja gjatë ditës së djeshme. Kjo për shkak të motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë, ndërsa në Vlorë ishte e pamundur që të luhej. Pas 8 minutave të zhvilluara ditën e djeshme, vazhdimi ka nisur në orën 12:00 në mesditën e sotme.

Pjesa e parë ka mbaruar me rezultatin 0-1 për durrsakët. Goli i vetëm ka ardhur nga Emiljano Vila, me futbollistin e Teutës që nuk e kishte të vështirë të shtynte topin në rrjetë pas grushtimit të portierit. Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol nga Vila, për të dërguar shifrat në 0-2. Ndërsa kryevepra e Sherif Kallakut nga jashtë zone në minutën e 66, mbylli historikun e takimit. Ndërkohë goli i Ribajt në minutën e 89 ishte sa për statistikë dhe t’i dërgonte shifrat në 1-3.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top