You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Një gol si ylli i Barcelonës, Zhegrova i merr “zvarrë” të gjithë rivalët

VIDEO/ Një gol si ylli i Barcelonës, Zhegrova i merr “zvarrë” të gjithë rivalët

Të gjithë kemi pyetur se ku është Edon Zhegrova? Në ndeshjen që Bazeli po fiton ndaj Zurich me rezultatin 3-0, ka ardhur një kryevepër nga sulmuesi i Kosovës.

Jo më kot më parë e quanin si “Lionel Mesi”. Të gjithë aftësitë i zotëron dhe e ka treguar në golin e tretë që u realizua vetëm para pak minutash. Taulant Xhaka i jep një top nga mesfusha, ndërsa Zhegrova nis të vallëzoj me kundërshtarët, për të dërguar topin në rrjetë.

Bëri gjithçka i vetëm, por ky moment nuk është vetëm lavdërimi. Për t’u kritikuar është sjellja e këtij lojtari, që rrjetet sociale po i prishin një karrierë të madhe duke parë aftësitë që zotëron. Në shumë prej takimeve ka qenë në stol ose edhe më keq, dukë i parë nga tribuna.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top