You are here
Home > Kombëtarja > (VIDEO) Në Kroaci shpërthen shqiponja, Myrto Uzuni dhuron asist perfekt për Indrit Tuçin

(VIDEO) Në Kroaci shpërthen shqiponja, Myrto Uzuni dhuron asist perfekt për Indrit Tuçin

Lokomotiva e Zagrebit ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Varazdin, në përballjen që ka përfunduar para pak minutash në kampionatin kroat. Protagonistët kryesorë në këtë përballje do të ishin lojtarët shqiptarë.

Ndërsa rezultati ndodhej në shifrat 1-1, do të ishte Indrit Tuci i ardhur nga stoli që do të rikthente avantazhin te vendasit. Pas një krosimi perfekt i mbërritur nga këmbët e Myrto Uzunit, lojtari 19-vjeçar e dërgoi bukur topin me kokë në rrjetë.

Menjëherë të dy futbollistët kanë nisur festën me shqiponjë. Goli i parë për Lokomotivën e Zagrebit nga Tuci do të vinte në ndeshjen e fundit të luajtur ndaj Istras, ndërsa premton me të ardhmen e tij. /Sport Ekspres/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top