
Te kombëtarja shqiptare ende nuk i ka treguar aftësitë e tij Emanuele Ndoj, por kur bëhet fjalë për klubin ku bën pjesë, shkëlqimi nuk ka të përfunduar.
Pasi dha një pasim të mrekullueshëm si Iniesta në javën që lamë pas, tashmë rikthehet sërish si protagonist. Futbollisti shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren e Breshias me rezultatin 3-1 ndaj Karpit. Fillimisht penalltia e fituar nga ana e Ndojit, do të konkretizohej në mënyrën më të mirë nga Donaruma.
Për të kaluar më pas te vetë realizimi i mesfushorit shqiptar, që në minutën e 37 e ka ndalur bukur topin në rrjetë. Pas kësaj fitore, Breshia kryeson kampionatin italian në Serinë B, duke qenë një nga favoritet kryesore për ngjitjen në elitë. /Shqiperia.ch/