You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Ndeshje që luhet për 20 sekonda, zhvlerësohen protestat e Sadikut dhe Luganos

VIDEO/ Ndeshje që luhet për 20 sekonda, zhvlerësohen protestat e Sadikut dhe Luganos

Young Boysi në Zvicër ka krijuar një sundim që prej sezonit të shkuar, duke e “vrarë” kampionatin shumë javë përpara. As këtë herë nuk ka rivalë në kampionatin zviceran, me një shkëputje shumë të madhe nga vendi i dytë, sa i përket pikëve.

Madje edhe kur luan “shëmtuar”, skuadra e Young Boys i merr tre pikët. Kjo ka ndodhur në transfertën e sotme, atje ku ndaj Luganos u duk e pamundur marrja e fitores. Gjatë gjithë kohës vendasit ishin në kërkimin e 3 pikëve, me Armando Sadikun që u aktivizua në pjesën e dytë.

Goli i pësuar nga Lugano në sekondën e fundit, do të ishte pikërisht një kundërsulm i Young Boysit, që do e gjente të pavendosur kundërshtarin, që ishte i hedhur i gjithi në sulm. Shumë protesta kishte nga Sadiku dhe shokët e skuadrës për një faull gjatë aksionit të golit, por “përbindëshi” Young Boys ka grumbulluar edhe tre pikë të tjera, në një ndeshje që gjithë kryefjalën e saj e pati në 20 sekondat e fundit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top