Florent Muslija është kthyer në qendër të vëmendjes te Hanoveri, ashtu siç do të bënte edhe në sezonin e shkuar në ‘Bundesligë’. Këtë herë në ‘Bundesliga 2’, talenti shqiptar ka gjetur edhe golin e parë për këtë sezon të ri.
Në fitoren e arritur në transfertë me rezultatin 3-0 ndaj Wehenit, goli i dytë do të vinte pikërisht nga futbollisti që zgjodhi t’i bashkohej Kosovës. Pas një goditje të kordinuar në mënyrën më të mirë të mundshme, portieri kundërshtar e kishte të pamundur për të evituar golin. /Shqiperia.ch/