
Një dasmë e jashtëzakonshme ishte ajo që u ideua nga lojtari i Kombëtares, Ermir Lenjani. Në ditën më të veçantë të jetës së tij, nuk kishin si të mungonin edhe detajet më të bukura. Kështu futbollisti i Sionit preferoi që të kishte edhe një grup valltarësh në këtë ceremoni.
Momenti më rrënqethës dhe që kulmoi emocionet, ishte padyshim ai kur njëri prej valltarëve nxorri simbolin e bashkimit të shqiptarëve që fluturoi edhe në Beograd. Menjëherë Lenjani ka shkuar më nga afër për të bërë shqiponjën, ndërsa të gjitha këto dëshmojnë qartazi dashurinë e madhe që ka ky njeri për atdheun. /Shqiperia.ch/