
Në një ndeshje derbi dhe të një niveli të tillë si ai i Selanikut, nervat kurrsesi nuk mund të mbajnë. Madje, situata shkon deri aty, aqsa të nervozohet dhe dalë nga vetja një lojtar si Migjen Basha, që shquhet për gjakftohtësinë e tij dhe si një lojtar që rrallëherë e humb toruan.
Kjo ka ndodhur në takimin mes Arisit dhe Paokut, të luajtur në ditën e djeshme me rezultatin 1-2, në kampionatin grek. Ky takim përfaqëson edhe derbin e Selanikut, ndërsa situata ka qenë shpeshherë e ngarkuar nga ana emocionale.
Një episod që ka dalë disi nga kontrolli, ka qenë pas golit të Paokut. Migjen Basha shkon për t’u kacafytur me mesfushorin kundërshtar, Canas, pasi nuk i pëlqeu sjellja e këtij të fundit ndaj ekipit të Arisit. Të dy futbollistët kanë përdorur paksa edhe forcën fizike mes tyre, ndërsa Mërgim Mavraj është munduar disi të qetësonte edhe kundërshtarin. Për të dy lojtarët ka pasur një ndëshkim me karton të verdhë nga kryesori i takimit. /Shqiperia.ch/