
Një moment emocionues dhe nderimi ishte ai i bërë nga ana e tifozëve të Malmos, ndaj futbollisti shqiptar që ndërroi jetë përpara disa ditësh, Labinot Harbuzit. Ky i fundit nuk arriti t’i shpëtonte një ataku kardiak, duke ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme.
Malmo luante derbin e javës në kampionatin suedez ndaj Hammarby dhe 22.000 tifozë ishin të pranishëm në stadium. Minuta e 23 dhe tifozët ishin të gjithë në këmbë. Lojtarët po ashtu ndalën lojën dhe mes lotëve dhe duartrokitjeve, i dhanë lamtumirën e fundit Labinot Harbuzi. Njeriu i cili ka mbajtur fanellën me numrin 23 te Malmo, mori edhe përshëndetjen e fundit nga klubi i tij, që i përkushtoi aq shumë dashuri. “Prehu i qetë Labinot”. /Shqiperia.ch/