
Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin në Turqi, ndërsa ka shënuar në debutim pas fitores me rezultatin 5-0 me Fenerbaçen. Sulmuesi shqiptar ka marrë gjithë vëmendjen e mediave turke, duke u kthyer në lojtarin protagonist të javës që shkoi.
Qetësia fitohet në mënyrën më të mirë në krahë të bashkëshortes dhe muzikës shqiptare, që vetë Muriqi nuk e ndan as në Turqi. Së fundmi lojtari i Fenerbaçes ka shpërndarë një moment disi gazmor në trafik, ndërsa ndjek ritmin e këngës shqiptare dhe kur është në drejtimin e makinës. /Shqiperia.ch/
Vedat Muriç ve eşinin trafikteki eğlenceli anları pic.twitter.com/Q8mSSJmysv
— Fanatik (@fanatikcomtr) August 20, 2019