You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Me parabël dhe me kokë, Sokol Cikalleshi është i pandalshëm në Turqi

VIDEO/ Me parabël dhe me kokë, Sokol Cikalleshi është i pandalshëm në Turqi

Nëse bëhet fjalë për Kupën në Turqi, Sokol Cikalleshi është thjeshtë i pandalshëm. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të shënojë dy gola në takimin që po zhvillohet mes Akhisarsporit dhe Kasimpasas.

Dy gola model të ardhur nga lojtari shqiptar, që këtë herë ka arritur të bëj i vetëm diferencën. Fillimisht një goditje fantastike me kokë, do të gjente cepin e rrjetës kundërshtare, atje ku portieri nuk mund të mbërrinte dot.

Për të vazhduar me një parabël tjetër të bukur të finalizuar nga Cikalleshi, që gjendej i vetëm përballë gardianit të Kasimpasas. Takimi gjendet në shifrat 3-0, ndërsa ndryshe nga dy golat ndaj Beshiktashit, këtë herë askush nuk mund t’ia mohoj realizimin Cikalleshit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top