You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Më në fund Vedat Muriqi! Gjen golin e munguar dhe feston si ushtar

VIDEO/ Më në fund Vedat Muriqi! Gjen golin e munguar dhe feston si ushtar

Vedat Muriqi i ka dhënë fund ndarjes me golin. Pas 7 ndeshjesh pa shënuar me fanellën e Fenerbahçes, sulmuesi dardan ka gjetur rrjetën ditën e sotme, duke i dhënë avantazhin 0-1 klubit të tij në transfertën me Antalyasporin. Në minutën e 35 të takimit, futbollisti shqiptar vendoset mirë në zonën kundërshtare dhe pret asistin e shokut të tij të skuadrës Tufan.

Topi adresohet pikërisht për të dhe në një pozicion të tillë Muriqi nuk e ka aspak të vështirë të mposhtë portierin kundërshtar. Por këtë rikthim te goli Muriqi vendosi ta festonte në një mënyrë që nuk është e panjohur për shqiptarët. Me festimin e famshëm të ushtarit, që Kombëtarja turke e përdori në ndeshjen e kualifueseve të Europianit 2020 kundër Shqipërisë, kështu ka vendosur sulmuesi shtatlart që të shprehte gëzimin e tij për golin e shënuar. Në mënyrë të njëjtë si Muriqi kanë vepruar edhe dy shokë të tjetë të tij te Fenerbahçe, të cilët vetë sulmuesi shqiptar shihet t’i ketë kërkuar të bëjnë një gjë të tillë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top