
Ermir Lenjani është martuar dhe ka festuar datën më të veçantë të jetës, duke zhvilluar një ceremoni me njerëz më të dashur. E mbajtur në Kosovë, nuk kishte sesi në këtë organizim të mungonte edhe fryma e patriotizmit.
Dashuri të madhe ka për flamurin shqiptar ky lojtar, ndërsa e ka valvitur edhe gjatë valleve në dasmë. Madje shumë prej këngëve kanë qënë me natyrë patriotike, atje ku flitej për Shqipërinë natyrale dhe për bashkimin me Kosovën. /Shqiperia.ch/