You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Me fanellën e Shqipërisë dhe vallen e zakonshme, koha për dasmën e Elseid Hysajt

VIDEO/ Me fanellën e Shqipërisë dhe vallen e zakonshme, koha për dasmën e Elseid Hysajt

Elseid Hysaj do t’i jap fund beqarisë dhe do të martohet në kalanë e Shkodrës. Festa ka nisur ndërkohë, atje ku nuk mund të mungojë edhe Kombëtarja. Të gjithë ngjyrën festës ia jep përgjegjësi i bazës materiale te Kombëtarja, Fatos Kademi.

Në disa pastime të Hysajt në “Instagram”, shihet Kademi teksa vallëzon dhe ku nuk e ndan uniformën e Shqipërisë. Pikërisht njeriu që gjithmonë jepte frymën pozitive te kuqezinjtë, sidomos në kohën e De Biazit ku shpeshherë këndonte së bashku me lojtarët, për të krijuar edhe shumë situata gazmore. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top