
Lacio është duke u ndeshur me Fiorentinën, në javën e 8 të kampionatit italian. Një ndeshje mjaft e rëndësishme kjo në Serinë A, ndërsa flasim për dy nga ekipet më nivel të mirë dhe që konkurrojnë për vendet që të dërgojnë në Europë.
Imobile ka qenë autori i golit të vetëm të takimit në këto 45 minuta të para, ndërsa vendasit janë duke kryesuar me rezultatin 1-0. Por nëse rezultati është i tillë, një meritë e madhe duhet t’I jepet edhe Strakoshës. Në fillim u duk se loja ishte me një portë, teksa futbollistët e Fiorentinës nuk po e shihnin portën e Strakoshës.
Për të vështirësuar disi situatën, ka menduar mbrojtësi Wallace. Ky i fundit i ka bërë një dhuratë kundërshtarëve, duke e lënë topin në zonë, për të rrezikuar pësimin e golit.
Por do të ishte Strakosha që tregon edhe njëherë kalibrin e tij të lartë, pasi eviton një gol të sigurt, duke ndërhyrë më trup, për të dërguar topin në korne. /Shqipëria.ch/