
Këtë sezon si rrallë herë më parë, edhe në Greqi do të kemi dy lojtarë të Kombëtares e për më tepër tek e njejta skuadër. Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha kanë firmosur me Aris, skuadrën e Selanikut. Mavraj në mesditë bëri prezantimin me fanellën e verdhëezinjëve ndërsa në mbrëmje mbrojtësi është bërë bashkë me Migjen Bashën.
Futbollistët e Kombëtares kanë takuar së bashku edhe fansat e parë të skuadrës. Menjëherë kanë nisur fotot, ndërsa Mavraj ka nisur të bëjë humor duke thirrur në gjuhën greke:“ Hajde Basa, foto fotoo”. Një humor që mund edhe të keqinterpretohet në Greqi ky, sepse polemikat që na vijnë nga andej kundër lojtarëve shqiptarë janë të shumta. Djemëve të kombëtares do u duhet tashmë u duhet edhe të mësohen me gjuhën greke në mënyre që të marrin udhëzimet dhe të komunikojnë me skuadrën. Ndërsa përgatitjet kanë nisur që tani./Shqipëria.ch/
Mavraj-Basha on Vidnews.