You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Luante me portierin si gjahtar goli, shihni realizimet e Armando Brojës me Chelsean

VIDEO/ Luante me portierin si gjahtar goli, shihni realizimet e Armando Brojës me Chelsean

Armando Broja ka realizuar dy gola në takimin ndaj West Hemit U-18, që përfundoi me rezultatin 4-3. Sulmuesi shqiptar do të jepte asist në golin e parë të skuadrës së Chelseat, ndërsa në pjesën e dytë gjeti edhe avantazhin me penalltinë e realizuar pasi e fitoi vetë.

Futbollisti kuqezi do të vuloste ndeshjen me golin e sigurisë, duke treguar se është një “gjahtar” i portës. Pas një gabimi të mbrojtsave të West Hemit, Broja gjendej i vetëm përballë portierit kundërshtar. Kur u mendua se ky i fundit i kishte zënë rrezen e portës dhe sulmuesi do të pasonte topin, erdhi edhe kthesa e menjëhershme e Brojës për ta dërguar sferën në rrjetë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top