You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Lokomotiva e Zagrebit luan tenis në kampionat, 3 gola i vijnë vetëm nga shqiptarët

VIDEO/ Lokomotiva e Zagrebit luan tenis në kampionat, 3 gola i vijnë vetëm nga shqiptarët

Lokomotiva e Zagrebit ka fituar me rezultatin tenistik 6-1 në kampionatin kroat, në përballjen e zhvilluar ndaj Slaven Belupos. Tre prej këtyre golave janë realizuar vetëm nga lojtarët shqiptarë.

Bëhet fjalë për Lirim Kastratin, futbollistin e Kosovës që ka gjetur dopietën. Por gjithashtu një gol ka ardhur nga Enis Cokaj. Lojtari që më herët ka qënë pjesë e Laçit, hyri në fushë në minutën e 42 të takimit.

Vetëm një minutë pas nisi edhe pjesa e dytë, do të gjente rrjetën me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit. Sa i përket Myrto Uzunit, nuk mund të ishte i gatshëm në këtë përballje për shkakun e kartonëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top