You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Lojtari që i mungon kësaj Shqipërie, Reja e ka zgjedhjen për 3-5-2…në shtëpi!

VIDEO/ Lojtari që i mungon kësaj Shqipërie, Reja e ka zgjedhjen për 3-5-2…në shtëpi!

Kurioziteti i tifozëve shqiptarë për të parë Shqipërinë e Rejas u shua disi pas dy takimeve të zhvilluara së fundmi ndaj Islandës dhe Moldavisë. Në këto ndeshje u zbatua edhe skema 3-5-2, e cila ofroi siguri në disa drejtime te Kombëtarja, por kishte vetëm një pikë të dobët.

Krahët e mbështetjes janë ato që marrin të gjithë peshën dhe Shqipëria nuk i ka lojtarët me kualitete të jashtëzakonshme, për ta zbatuar këtë skemë në përpikshmëri. Hysaj dhe Lenjani shfaqën mangësi në aspektin sulmues dhe të vënies në rrezik të kundërshtarit me shpërthimet nga krahët, pasi në të njëjtin moment duhej të mendonin edhe për mbrojtjen.

Aktivizimi i Roshit do të na sillte edhe fitoren me Moldavinë, në një detyrë shtëpie për t’u përmbyllur, por që për një moment u mendua se situata doli nga kontrolli. Ajo që i mungon Kombëtares, është padyshim edhe një futbollist si Jasir Asani.

Lojtari i Partizanit është i pandalshëm në krahë me mënyrën e zakonshme të lojës, duke i asfiksuar gjithmonë kundërshtarët me driblimet e tij. Në kushtet kur edhe Eros Grezda po kalon lëkundje të jashtëzakonshme në karrierë, Asani dhe Roshi do të ishin dy krahët e Kombëtares që mund të risillnin Shqipërinë e frikshme si në Europianin e Francës. Fundja edhe vetë Balaj do e shprehte hapur në takimin pas humbjes me Islandën: “Më thoni që nuk goditëm në portë. Po ku ishte krosimi dhe topi që ta kishim goditur?”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top