
Sioni nuk ka arritur të dalë me pikë nga përballja që kishte me Bazelin në kampionat, pasi humbi me rezultatin 1-0 në transfertë. Në këtë takim kishte shumë lojtarë shqiptarë në fushën e lojës, nga të dyja krahët.
Te Sioni nga minuta e parë luajtën Kukeli dhe Lenjani, pa harruar edhe “të magjishmin” Bastien Toma. Ndërsa te Bazeli nuk mund të mungonte i përhershmi Taulant Xhaka, ndërsa Edon Zhegrova gjendej në stol. Në Zvicër pati një jehonë të madhe dhe diskutime të shumta kjo ndeshje, pasi vendasve iu dhurua fitorja nga gjyqtari.
Ky i fundit i fali një penallti hapur Bazelit, pas rrëzimit të Buas që ka reklamuar një penallti. Pamjet e tregojnë qartësisht se kontakti mes portierit dhe futbollistit të Bazelit nuk ekzistonte. Në të njëjtin mendim nuk ishte kryesori i takimit, që i jep tre pikë skuadrës së njohur zvicerane, megjithëse Young Boysi e ka “vrarë” kampionatin prej kohësh. /Shqiperia.ch/
Luca Zuffi erzielte nach einer umstrittenen Szene per Elfmeter den einzigen Treffer für den FC Basel 1893 gegen Sion. Was denkst Du zum Entscheid? ? #SuperLeague #srffussball pic.twitter.com/Q3yjCor3nV
— SRF Sport (@srfsport) February 17, 2019