You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Legjendat nuk “vdesin” kurrë, një shembull si i Zlatan Ibrahimoviç

VIDEO/ Legjendat nuk “vdesin” kurrë, një shembull si i Zlatan Ibrahimoviç

Legjendat nuk mund të vdesin kurrë dhe mosha është vetëm një tregues për një lojtar si Zlatan Ibrahimoviç.

Sulmuesi suedez ishte edhe njëherë protagonist në takimin e djeshëm, atje ku Los Angeles ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Vancouer.

Fillimisht do të ishte suedezi që do të realizonte nga pika e bardhë e 11-metërshit, përpara se të vinte edhe goli i dytë i realizuar po nga ky futbollist. Një gjuajtje nga distance, që nuk i lë asnjë shans të vetëm portierit kundërshtar për të reaguar.

Në fund, një tjetër penallti e fituar nga ana e Ibrahimoviç, realizohet me sukses nga Los Angeles. Në fund lind pyetja, çfarë moshe ka ky futbollist? E kush e di këtë gjë, ose më mirë kush interesohet për të? Zlatan Ibrahimoviç është shembulli i një njeriu, që me besimin në vetvete, mund t’i tejkalojë të gjithë pritshmëritë, të gjitha… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top