
Atalanta e ka mbyllur ndeshjen ndaj Lacios me rezultatin 1-0, në takimin dramatik e vlefshëm për kampionatin italian. Një barazim që do të vinte në fundin e ndeshjes, pasi Acerbi do të gjente rrugën e rrjetës pas një goditje të bukur me kokë nga brenda zonës. Por goli do të anullohej me VAR, ndërkohë që te Lacio kishin festuar për barazimin e rezultatit. E njëjta histori si në ndeshjen e shkuar, teksa skuadra e Inzaghit do të linte dy pikë në sekondën e fundit ndaj Sampdorias.
Goli i parë dhe i vetëm i takimit do të vinte nga Zapata në sekondën e 59. Një dhuratë në mbrojtje nga lacialët dhe sulmuesi i Atalantës, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Ndërkohë, në fillimin e pjesës së dytë ka pasur disa moment ankthi për Thomas Strakoshën.
Gardiani shqiptar gabon në stopimin e topit, duke vënë në rrezik portën e tij në mënyrë të pakuptimtë. Megjithatë Strakosha ka shkuar menjëherë për të zotëruar topin, ndërsa takat e Zapatas kanë përfunduar në fytyrën e tij. Disa sekonda pa ndjenja dhe momente anthi, ndërsa disa lojtarë të Atalantës kanë shkuar menjëherë t’i japin ndihmën e parë Strakoshës, pa humbur asnjë sekondë më tepër. Më pas gjithçka vjen në vijë për portierin shqiptar, që mund të vazhdojë normalisht takimin. /Shqiperia.ch/
— ilditonellocchio (@ditonellocchio) December 17, 2018