
Gola të realizuar në atë mënyrë si Milot Rashica dërgoi topin në rrjetë ndaj Ishujve Faroe, janë padyshim të rrallë dhe një vlerë e shtuar për “Ligën e Kombeve”. Një vlerë e shtuar për këtë format të ri, që është i braktisur në një farë mënyre nga gjigantët e njohur, të cilët qartësisht nuk po e japin maksimumin e tyre në fushën e lojës.
Gjithsesi, ajo perlë e Milot Rashicës nuk e kishte një të dytë. Një top që goditet në mënyrë të menjëhershme dhe përfundon në cepin e rrjetës. Të gjithë vendosin duart në kokë, ndërsa Rashica formon shqiponjën me to për të nisur festën.
Ishte i pari me fanellën e Kosovës, por “çmenduri” të tilla Rashica i ka në gjak dhe këtë e tregon më së miri karriera e tij. Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, UEFA ka publikuar golin e Rashicës, duke shprehur konsideratën për atë realizim të futbollistit shqiptar. /Shqiperia.ch/
?? This dipping finish by Kosovo star Milot Rashica ?#NationsLeague pic.twitter.com/A3Ao4rBjOJ
— UEFA Nations League (@UEFAEURO) October 17, 2018