
Amir Rrahmani ditën e djeshme ka arritur të shënojë për klubin e tij kroat, Dinamon e Zgrebit. Qendërmbrojtësi i skuadrës së Zagrebit arriti të jepte fund sfidës tek goli i tretë në minutën e 74, pas një skeme “alla Barcelona”
Një top që niset nga goditja e këndit, më pas sfera ka kaluar në këmbët e 4 lojtarëve nëpërmjet një skeme, për të përfunduar tek lojtari dardanas, duke e patur të lehtë të shënonte me portën e boshatisur. Në gol model ky i klubit kroat ku u finalizua nga Amir Rrahmani, teksa Dinamo e Zagrebit arriti ta përfundonte ndeshjen me rezultatin 0-3 kunëdr skuadrës së Rudesit. /Shqipëria.ch/