You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Kualifikimi dhe festa e Shqipërisë, mposhtim Bullgarinë dhe të parët në grup

VIDEO/ Kualifikimi dhe festa e Shqipërisë, mposhtim Bullgarinë dhe të parët në grup

Shqipëria e futsallës ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Bullgarisë dhe gjen suksesin e madh në grupin e paraeliminatorit për kampionatin europian, atje ku e mbyll në krye. Dopieta e kapitenit Halimi, Karaja dhe Selmanaj do të mbyllnin listën e golashënuesve ndaj bullgarëve që nuk kishin shpresa në këtë përballje.

Më herët kuqezinjtë kishin fituar me të njëjtat shifra edhe ndaj San Marinos, duke “e vrarë” ndeshjen lehtë. Megjithatë një surprizë e hidhur ishte ajo humbje ndaj Andorrës me rezultatin 1-0, që vuri në dyshime fatin e kualifikimit. Në fund ka pasur vend për festë, teksa kuqezinjtë kalojnë në turin eliminator të Europianit dhe në maj do të njihen me rivalët që do të kenë në grup.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top