
Besart Berisha është rikthyer në Australi dhe po rigjen vetveten, ndërsa në përballjen e sotme ndaj Central Coast Mariners ka arritur që të shënojë dopietë. Një ndeshje praktikisht e mbyllur kjo brenda 21 minutash, pasi rezultati shkoi në shifrat 3-0 dhe aq të përfundonte edhe për 90 minutat.
Ndërkohë goli i parë erdhi në minutën e 6, atje ku duhet edhe të ndalemi. Një krosim fantastik erdhi nga Alesandro Diamanti, lojtari që ka qenë pjesë e Serisë A për disa sezone, ndërsa Besart Berisha do e dërgonte bukur topin në rrjetë. Padyshim që këtij realizimi i shkon përshtat nota 10 dhe përligj gjithë duartrokitjet e tifozëve.
That cross, that finish ? #WUFC #WUNvCCM pic.twitter.com/DUlTaygYoE
— Western United FC (@wufcofficial) January 19, 2020