You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Kosova luan vetëm 9 minuta, merr leksione modestie nga Ishujt Faroe

VIDEO/ Kosova luan vetëm 9 minuta, merr leksione modestie nga Ishujt Faroe

Përmbledhja e ndeshjes

90’ Përfundon takimi, Ishujt Faroe-Kosova 1-1. Një leksion modestie ky për dardanët, që nuk duken më në fushë pas kryeveprës të realizuar nga ana e Milot Rashicës. Ajo eufori pas fitores së fundit, rezulton “vetvrasje” për Kosovën.

80′ Kosova nuk duket në fushën e lojës për aksionet e rrezikshme. Janë Ishujt Faroe që po paraqesin rrezik në portën e Ujkanit, por pa konkretizuar rastet e tyre.

51′ Problemi i hershëm i Kosovës, mbrojtja, rikthehet makthi edhe për Shaland. Goditja e parë e rrezikshme drejt portës së Ujkanit dhe goli i parë. Ishujt Faroe-Kosova 1-1.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllen 45 minutat. Rashica gjen golin e parë për Kosovën me një perlë nga distanca. Ishujt Faroe-Kosova 0-1. Një tjetër arsye për të festuar, është rezultati surprizues në Baku, atje ku Malta po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Azerbajxhanit.

32′ Lojë e ashpër e vendasve, që kërkojnë t’i afrohen portës dardane, por deri tani e kanë të pamundur.

20′ Asgjë për t’u nënvizuar. Loja bëhet në mesfushë.

9′ Rashica shfrenon imagjinatën, një gol i çmendur me një gjuajtje nga distanca dhe festim me shqiponjë. Ishujt Faroe-Kosova 0-1.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë “dardanët”

Përpara ndeshjes

Kur Kosova luante ndaj Azerbajxhanit, Milot Rashica do të ngrinte zërin, pasi nga minuta e parë Shaland kishte zgjedhur Zhegrovën që të niste takimin.

Por këtë herë nuk mund të ndodh një konflikt i ngjashëm, pasi ndaj Ishujve Faroe, trajneri zviceran ka zgjedhur të luajë me të dy mesfushorët me tipare sulmuese në fushën e lojës.

Sa i përket pjesës tjetër, nga formacioni i mundshëm i publikuar në mëngjesin e sotëm, ka vetëm një ndryshim, Valon Berisha i cili merr vendin e Avdijajt. Pjesa tjetër është ajo e parashikuara, ndërsa majën e sulmit e ka Atdhe Nuhiu. Takimi mes Kosovës dhe Ishujve Faroe do të nis në orën 18:00. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top