
Milani po arrin të fitojë me rezultatin 1-3 ndaj Atalantës në transfertë. Nëse gjithçka mbaron në këto shifra, atëherë kjo do të jetë një fitore e madhe e kuqezinjve, nga një stadium ku nuk dalin shumë ekipe me tre pikë.
Atalanta kaloi e para në avantazh, por në përfundimin e së parës do të ishte Piatek që me një prekje fantastike të topit, do e mposhte Berishën. Për të kaluar te një predhë e vërtetë e Calhanoglou që do e ndalte sferën në fundin e rrjetës, për të sjellë edhe avantazhin e ndeshjes.
Nga minuta e parë është Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha në këtë takim, ndërsa ky i fundit ndodhet në një mbrëmje të errët. Në golin e tretë do të ishte një dalje krejtësisht e gabuar e Berishës që do ia dhuronte golin Piatekut. /Shqiperia.ch/
IT’S THAT MAN PIATEK AGAIN!! HE CANNOT BE STOPPED!!! ????pic.twitter.com/QZnoNM4qbV
— TheMilanBible (@TheMilanBible) February 16, 2019