You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Këngë për Kosovën dhe Çamërinë, stërvitja e Lacios me aromë…shqiptare

VIDEO/ Këngë për Kosovën dhe Çamërinë, stërvitja e Lacios me aromë…shqiptare

Një moment që kurrsesi nuk duhet të humbet, është ai që vjen nga stërvitja e ekipit të Lacios. Klubi në të cilin gjithmonë shqiptarët kanë qenë pjesë, nga futbolli i luajtur deri te ai i nivelit drejtues, ka gjetur një tjetër mënyrë për të ndierë edhe më tepër aromën shqiptare.

Bëhet fjalë për një këngë shqiptare për Kosovën e Çamërinë, që është vendosur gjatë kohës që futbollistët e Lacios stërviteshin dhe përgatiteshin për takimin e rradhës. Dora e Igli Tares ndihet kudo në këtë skuadër, por deri në këtë pikë, sigurisht që pak pritej.

Megjithëse një simbolik e bukur dhe asgjë më tepër për t’u komentuar, por futbollistët me origjinë serbe te Lacio sigurisht që do të dëshironin ta evitonin një situatë të tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top